Fifi është njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të parë të Big Brother VIP.
Marrëdhënia e saj me Granitin ka bërë që dyshja të përfliten shumë, duke qenë se javën e kaluar ata kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.
Pavarësisht kësaj, ka raste kur këngëtarja nga Kosova i rikthehet historisë së kaluar që ka pasur.
Gjatë ditës ajo ka treguar se i dashuri i saj i ka thënë edhe ta linte muzikën, e madje ka treguar se nëna e tij nuk e ka pëlqyer atë.
“Nëna e tij nuk më donte pasi isha vajzë nga fshati. Kam pirë diazepam dhe qetësues të shumtë”, ka treguar këngëtarja.
Derisa mbrëmë, e pyetur nga Donaldi nëse do e puthte Graniti çfarë do bënte, Fifi është shprehur se edhe ajo do ia kthente me puthje, derisa ka shtuar se dëshiron ta njeh se si është pasi është vetëm fillimi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.