×
  • Show Time
  • Show Time

    Vjen “Barbie” me të famshmen Margot Robbie

    Reporteri
    28 Prill 2022 | 9:34

    Filmi “Barbie” do të shfaqet në kinema më 21 korrik të vitit 2023.

    Aktorja Margot Robbie do të ketë njërën nga rolet kryesore në këtë projekt, atë të kukullës.

    Warner Bros ka njoftuar së fundmi për kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri.

    Nën drejtimin e Greta Gerwig dhe me skenar të Noah Baumbach, “Barbie” është duke u zhvilluar në projektin Mattel Films dhe Warner Bros.

    Kush është në kastin e filmit “Barbie”?

    – Ryan Gosling

    – Will Ferrell

    – Amerika Ferrera

    – Simu Liu

    -Isa Rae

    -Michael Cera

    -Kate McKinnon

    Çfarë dimë për filmin?

    Filmi është shkruar nga Greta Gerwig dhe Noah Baumbach.

    Burimet thonë se filmi donte të shfaqej që nga viti 2014. Pothuajse një dekadë më parë, filmi do të dilte në kinema.

    Raportimet përshkruanin se Amy Schumer ishte kandidatja e përzgjedhur për të luajtur në “Barbie”.

    Më pas, Anne Hathaway mori rolin e kukullës. Megjithatë, pati disa vonesa dhe filmi nuk u zhvillua kurrë.

    Tani, Margot Robbie mori personazhin kryesor në filmin e fundit të Warner Bros.

    Në vitin 2021, Margot Robbie foli për kukullën “Barbie” dhe e përshkroi atë si një lodër që “vjen me shumë lidhje nostalgjike. Por me këtë vijnë shumë mënyra emocionuese për ta sulmuar atë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!