Gjatë ditës Romeo Veshaj u përkujdes që të surprizonte vëllain e tij, Donaldin i cili ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP që nga data 5 tetori.
Kjo gjë preku tej mase banorin e Big Brother i cili shpërtheu në lot, derisa mundohej t’i fliste me zë të lartë vëllaut tij binjak, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E për këtë e prekur ka reaguar edhe moderatorja Bora Zemani, e cila ka publikuar këtë moment prekës në llogarinë e saj në Instagram, derisa e ka shoqëruar atë me dy figura duke qarë.
Kujtojmë se vetëm dy javë më parë çift patën tre vjetorin e njohjes së tyre, derisa Donaldi u kujdes që përtej murit të shtëpisë së BB t’i dërgojë moderatores varësen të cilën ai e mbante gjatë gjithë kohës.
Ani pse kanë kaq vite që njihen, Donaldi dhe Bora kishin 6 muaj që ishin ndarë, por formati i Big Brother bëri që gjërat të ndryshojnë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.