Regjisorja Vjosa Berisha muaj më parë foli për luftën e saj me sëmundjen e kancerit.
Nëpër intervista ajo tregoi se po mundohet që ta fitojë këtë betejë me sa më shumq pozitivitet, shkruan Reporteri.net.
Berisha në llogarinë e saj në Instagram ka marrë disa pyetje, derisa ka folur edhe për sëmundjen në të cilën po kalon.
Ajo ka zbuluar se sëmundjen e kancerit e ka në vezore, dhe se momentalisht është në terapi, dhe po pret sa t’i mbarojë për të parë rezultatin.
“Mendoj që sfida më e madhe është të bindësh veten që kanceri nuk është sëmundja më e keqe dhe në ditët e sotme ka më shumë raste që shërohen sesa që dështojnë. Në momentin që fillon të mëndosh kështu, pozitiviteti dhe fuqia për ta luftuar vijnë me të. Këshilla më e mirë është që asnjëherë të mos kërkosh në Google sa i përket kancerit dhe të shmangësh njohurinë e internetit sepse miliona lunatikë [të çmendur] ndajnë informacion aty” – është shprehur mes tjerash Vjosa.
Vjosa gjithashtu ka falenderuar familjen e saj dhe njerëzit e afërt që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë aspak të lehtë për të./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.