Kantautori i veçantë shqiptar që vepron dhe jeton në Paris sjell për publikun shqiptar një këngë tejet te veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, por edhe për muzikës plot stil dhe me zërin e tij karakteristik.
E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa tualet, e thjeshtë dhe e plotë. Vajza në fjalë është jo më pak por Dojna Mema, prezantuesja e njohur shqiptare e ekranit të Top – Channel ku para pak kohësh ka qenë prezantuesja e “The voice Kids”.
Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithsecilin dhe na bëjnë më vulneral e që shpesh duam t’i fshehim, por sipas kantautorit “…Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. Si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen…”
“Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithsejcila ka, i bëjnë unike jo standardizimi! Janë shumë të bukura ashtu siç janë , ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurisura, pa makiaz (make-up), dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qënë vetvetja”, thotë kantautori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.