×
  • Show Time
  • Show Time

    Vogëlushi në foto, është personazhi që para një jave “çmendi” gjithë publikun shqiptar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 17:14

    Donald Veshaj prej më shumë se 60 ditësh po jeton një aventurë të re brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”.

    Mirëpo, jashtë ka lënë gjysmën e tij, vëllain binjak, Romeon, që është mbështetja e tij më e madhe.

    Së fundmi ai ka ndarë një kujtim të ëmbël fëmijërie, krah së cilës ka shkruar: “Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo”.

    Në foto duken Donaldi dhe Romeo të vegjël, të përqafuar e përherë krah njëri- tjetrit si kudo.

    Kujtojmë, që të martën, Romeo u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për të surprizuar Donaldin, në një moment shumë emocionues, që përloti ata të dy, dhe të gjithëve ne nga ekrani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!