×
  • Show Time
  • Show Time

    Vret veten 22-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 9:28

    Influencuesja e njohur serbe, Kristina Kika Đukić, 22 vjeç ka kryer vetëvrasje. Shoqja e saj, Laura Tesanović ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.

    Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend edhe në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik. Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ajo la pas një nënë e cila postoi në rrjetet sociale atë që mendonte se nuk do ta bënte kurrë: “Me dhimbje të madhe ju njoftoj se Kika ime ndërroi jetë dje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!