×
  • Show Time
  • Show Time

    Vritet aktorja e njohur e telenovelave meksikane

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 21:46

    Aktorja dhe këngëtarja meksikane u qëllua për vdekje ndërkohë që priste të merrte nga stërvitja e futbollit djalin e saj 11-vjeçar në rajonin Morelos.

    Tania Mendoza ishte jashtë objektit sportiv në qytetin Cuernavaca së bashku me prindër të tjerë në momentin që u afruan dy burra të armatosur me motoçikletë.

    Njëri prej tyre qëlloi disa herë para se të largohej me bashkëpuntorin e tij, shkruan BBC.

    Mendoza, 42 vjeç, u bë e famshme në vitin 2005 pas rolit kryesor në filmin “La Mera Reyna del Sur”. Ajo ishte shfaqur edhe në një sërë telenovelash, por vitet e fundit iu përkushtua karrierës së saj si këngëtare dhe regjistroi pesë albume.

    Në vitin 2010, ajo ishte rrëmbyer bashkë me burrin dhe të birin, që ishte vetëm 6-muajsh. Që nga ajo kohë, Mendoza kishte raportuar tek autoritetet disa kërcënime me vdekje.

    Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa vrasjes së saj dhe cili është motivi. Pas të shtënave, policia kreu një operacion kërkimi për të dyshuarit, por nuk u arrestua asnjë person.

    Meksika për një kohë të gjatë përballet me nivel të lartë të krimit, kryesisht të lidhur me bandat e drogës dhe vrasjet e grave. Sipas të dhënave zyrtare, në Meksikë vitin e kaluar janë vrarë mesatarisht nga 10 gra në ditë.

    Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa vrasjes së saj dhe cili mund të jetë motivi. Pas të shtënave, policia kreu një operacion kërkimi për të dyshuarit, por nuk u arrestua asnjë person.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!