×
  • Show Time
  • Show Time

    Vritet me armë zjarri aktori me famë botërore

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 17:31

    Mësohet se ka vdekur aktori Thomas Jefferson Byrd në moshën 70-vjeçare në Atlanta, Georgia.


    Sipas raportimeve të Departamentit të Policisë, Thomas Jefferson Byrd ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri. U deklarua se ngjarja ka ndodhur të shtunën, në 1:45 të mëngjesit ku policia gjeti një mashkull të shtrirë në rrugë pa shenja jete.

    Viktima më vonë u identifikua si Thomas Jefferson Byrd, i cili u shpall “i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë”.

    Fox News ka kontaktuar me mikun e Thomas, Craig Wyckoff, i cili shpreh se aktori u fut në debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!