×
  • Show Time
  • Show Time

    Will Smith bën daljen e parë publike që pas skandalit në “Oscars”, aktori ka shkuar në Indi

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 9:51

    Will Smith ishte i gjithi i buzëqeshur ndërsa zbarkoi në Indi, ku u pa për herë të parë që nga shuplaka famëkeqe e mbrëmjes “Oscars 2022”.

    Smith u fotografua duke u ateruar në një aeroport privat në Mumbai të shtunën, ku u përshëndet nga fansat e adhuruar me të cilët u fotografua, shkruan DailyMail.

    Aktori Smith thuhet se është në Indi për të takuar udhëheqësin shpirtëror Sadhguru, me të cilin Smith dhe familja e tij u takuan në vitin 2020 në Los Angeles.

    I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra gri të errëta mbi çorape të bardha dhe një palë atlete të markës “Nike”, Smith dukej i relaksuar dhe i lumtur pas uljes në vendin e Azisë Jugore.

    Ndërsa stafi e ndihmoi atë të shkarkonte gjërat e tij nga automjeti i tij, fansat aty pranë bërtisnin të emocionuar “Will, Will Smith!”.

    Kjo është hera e parë që Smith është parë në publik gati një muaj pasi goditi me shuplakë aktorin e komedisë Chris Rock në një ngjarje të transmetuar direkt si ajo e “Oscars 2022”, pasi ai bëri një shaka me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith.

    Jada ka qenë e hapur në të kaluarën për luftën e saj me sëmundjen e alopecisë, e cila e ka lënë atë flokë.

    Pas shuplakës, Will u kthye në vendin e tij dhe bërtiti dy herë porosinë: “Mbaj emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

    Dhe pas kësaj ngjarjeje famëkeqe, Akademia e Filmit mori vendimin për përjashtimin e Smithit për 10 vite nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!