Aktorit me famë botërore, Will Smith iu dhanë kohë dy javë për të apeluar te akademia që t’i falet veprimi që e kishte bërë në ceremoninë e Oscars, përcjell Reporteri.net.
Aktori e kishte goditur me shuplakë komikun Chris Rock pasi nuk i kishte pëlqyer një shaka e këtij të fundit drejtuar bashkëshortes së tij.
Raportohet që Smith do t’i telefonojë shefat e Oscar në 24 orët e ardhshme për ta mbrojtur çështjen e tij.
“Gjërat janë as andej, as këndej. Ai do ta shkruajë një letër zyrtare të kërkim-faljes, dhe efektivisht do të lutet për faljen e tyre”, ka thënë një burim i afërt i Smithit për The Sun.
“18 prilli është Dita D, andaj ai do ta kuptojë nëse ende e ka një Oskar, apo një karrierë”.
Vjen reagimi i parë i Chris Rock pas shuplakës që mori nga Will Smith
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.