I mbani mend fotot që publikoi Will Smith me barkun dhe fizikun e pas karantinës dhe u kthye në meme e frymëzim për të pranuar veten siç jemi? Epo ato foto qenkan vetëm fillimi.
Të qeshurat e provokuara nga Will do vazhdojnë e këtë na e vërtetuan këto pamje që ka publikuar në ‘Instagram’ ku shfaqet në palestër teksa përpiqet të stërvitet me paisjet.
Ai i përdor të gjitha në mënyrë të gabuar dhe nuk mund të mos qeshësh me pamjet. Kaq ka mjaftuar që të nisin komentet, sidomos nga persona që janë ndjerë njësoj pas rikthimit të palestër.
Karanatina ndryshoi shumë mënyrën e jetesës për të gjithë dhe shumë persona kanë shtuar kile apo kanë lënë pas dore palestrën.
Will ka gjetur mënyrën e duhur për ta kthyer në argëtim e për t’i bërë të gjithë të ndihen më mirë me vete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.