Mediat e huaja shkruajnë se aktori latin që u bë shumë i njohur nga telenovelat, William Levy po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike.
Mediat latine shkruajnë se William është zhytur në borxhe dhe është detyruar të heqë dorë nga vilat dhe makinat e tij luksoze në Florida.
Shtëpia e tij që po rikonstruktohej është lënë pa mbaruar ndërsa restoranti që premtoi se do hapte vazhdon të jetë i mbyllur.
William ka edhe një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017.
Sipas mediave aktori prej 3 vitesh ka mbetur pa punë dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë me asnjë televizion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.