×
  • Show Time
  • Show Time

    “WTF Fifi, përzihesh aty ku s’të takon”, shoqëria e Sarës në Big Brother të acaruar me Fifin

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 18:21

    Pasi Fifi mori vesh se Dj PM dhe Sarah Berisha janë puthur, këngëtarja nga Kosova nuk e priti fare mirë, duke akuzuar blogeren shqiptare se po bën lojë.

    Sarah Berisha shpërtheu në lot, duke thënë se deklarata e saj dje ditën se e shihte vetëm si shok Dj PM ishte e nxituar, dhe se ndjenjat e saj janë ndryshe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të gjithë banorët i qëndruan afër blogeres, duke i thënë të mos merrej se çfarë thoshin të tjerët.

    Për këtë reagoi edhe motra e Sarës, Ditea, duke thënë se ata aty po kanë frikë të puthen, pasi Fifi po mërzitet.

    Tani, kanë reaguar edhe shoqëria e Sarës kundër Fifit, duke thënë se këngëtarja nga Kosova përfshihet në gjëra që s’i takojnë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!