×
  • Show Time
  • Show Time

    Xeni e pranon që nuk e ka respektuar karantinën, Policia i ka shkuar në shtëpi

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 23:13

    Këngëtari gjakovar, Shkëlzen Jetishi, i njohur gjerësisht si Xeni, ka treguar në një emision televiziv se pasi kishte marrë pjesë në një dasmë në Gjilan, ku kishte kënduar një këngëtar tjetër kosovar, që doli i prekur me Covid-19, kishte bërë test edhe ai, por që kishte rezultuar negativ.


    Këngëtari i njohur gjakovar ka treguar se pasi e kishte bërë testin, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i kishte rekomanduar që të qëndronte i izoluar në shtëpi.

    Por, ai e ka pranuar se nuk e ka respektuar izolimin, dhe ka dalë në Shkukëz (park në Gjakovë), pas dy ditësh.

    Pas kësaj, ai ka rrëfyer se Policia i ka shkuar në shtëpi, e më pas edhe Prokuroria, e cila i ka marrë deklaratë.

    “Kam dhënë deklaratë, s’kam qenë në burg, dhe s’kam dalë më”, ka treguar Xeni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!