Xhensila Myrtezaj është përpjekur të tregohet tepër e rezervuar për familjen, ndaj nuk është çudi pse një foto e majit të vitit 2019 – ku Xhensila postoi për herë të parë një foto të babait
Megjithatë, pavarësisht dëshirës së këngëtares për të mos folur publikisht për familjen, ajo nuk u shpëtoi dot pyetjeve të fëmijëve në “Në kurthin e Piter Pan”.
Një nga vajzat në emision, nëna e të cilës dikur konkurronte me Xhensilën te “Gjeniu i vogël”, e pyeti për divorcin e prindërve dhe raportin me ta. Xhensila falenderoi publikisht të ëmën, për të cilën tha se “ishte bërë nënë dhe baba njëkohësisht”.
“E dua shumë,” u shpreh ajo dhe më pas shtoi se “edhe babain e do shumë”.
Këngëtarja theksoi se pavarësisht problemeve që shkakton divorci te fëmijët, rëndësi ka mënyra se si menaxhohet më pas marrëdhënia nga të dyja palët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.