Xhensila Myrtezaj po përgatitet të vijë më fuqishëm se kurrë këtë verë. Këngëtarja nuk ka sjellë asnjë projekt të ri që pas duetit me Ardian Bujupin, mirëpo pritja duket se ia ka vlejtur pasi ka rezervuar disa surpriza të këndshme.
Autorja e hitit “Panorama” ka zbuluar se pritet të sjellë një bashkëpunim me Lumi B.
Dyshja e artistëve e kanë konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale, ku shihen në studion muzikore. Por ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i këngëtares pasi pak kohë më parë u mësua se ka bashkuar forcat me Majk dhe Getoar Selimin.
Burime pranë saj kanë konfirmuar se kënga është finalizuar dhe pritet të publikohet së shpejti.
Sakaq, është mësuar se Xhensila do të bashkëpunojë dhe me Klajdi Harunin. Ndërkohë, kujtojmë që Xhensila, përtej muzikës, ka qenë e angazhuar me biznesin e saj të ri. Marka “Silabel”, e sapo lancuar në treg ofron një sërë produktesh për kujdesin ndaj lëkurës. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.