Juliana Nura së fundmi në një bisedë me Mbresën në Big Brother VIP ka thënë se nëpër oda të burrave, gratë e fuqishme gjithmonë kanë qenë të ftuara, duke përmendur Azem Galicën me bashkëshorten e tij, Shotën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje, ajo fillimisht i thotë Mbresës e Stresit se babai i saj ka qenë në një klasë me Azem Galicën.
“Babi në klasë e ka pasur burrin e Shotës, Azemin. Kështu që tregojnë pak për situatat si kanë rënë në betejë etj”, thotë Juliana.
Por, pas kësaj deklarate është Stresi ai i cili e pyt Julianën se sa vjeç është babai i saj, ku ajo këtu e ndryshon më pas atë çfarë tha fillimisht.
“Babai im është 64 vjeç, tregon për historinë e Shotës dhe Azemit që kanë luftuar, babi nuk ka qenë në klasë me të, nuk janë gjeneratë e njëjtë, por ka treguar ngjarje. Babi tregon, se i dinë këto sene, me mahallë nuk jemi larg njëra-tjetrës”, tha ajo.
E në fakt, duke qenë se babai i Julianës është 64 vjeç, ai as nuk ka qenë i lindur në kohën e Azem Galicës, pasi sipas një përllogaritje babai i banores së Big Brother VIP i bie të ketë lindur në vitin 1959, 35 vite pasi kishte vdekur Azem Galica, viti 1924./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.