×
  • Show Time
  • Show Time

    Xhuli Nura: Jasir Asanin do e merrja për shofer, Broja është yll

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 12:16

    Juliana Nura ka qenë e ftuar së fundmi te emisioni “Kampionët” të drejtuar nga Marina Vjollca. Modelja ka komentuar lojtarët e kombëtares shqiptare.

    Ajo nuk i ka vlerësuar për aftësitë në fushën e lojës, por për pamjen e tyre fizike.

    “Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tonë”, u shpreh modelja.

    “Ajeti është një çun tepër i mirë, Broja mendon se është një yll”, tha tutje Nura.

    Sa i përket Ismajlit, ajo thekson se nuk do t’i kishte folur në rrugë po ta ngacmonte, ndërsa për Bajramin mendon se është çun mamaje.

    Asllani sipas saj është ‘nanush’, ndërsa Strakosha dy ‘metra çun’.

    Jasir Asanin do ta merrte si shofer, gjersa Hysaj sipas saj është një çun shumë i mirë dhe nuk i meriton kritikat për incidentin në sfidën me Italinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!