Shtëpitë e shumë yjeve janë shkatërruar, duke përfshirë Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Cary Elwes, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, James Woods, Diane Warren , Cameron Mathison, Ricki Lake, Leighton Meester dhe Adam Brody.
Çifti i aktorëve Leighton Meester dhe Adam Brody po festonin në Golden Globes pak ditë më parë, ku ky i fundit u nominua për filmin në Netflix, sipas BBC.
Por çifti tani është në listën në rritje të yjeve të Hollivudit që kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret që shpërthyen në Los Angeles, sipas raporteve të mediave amerikane.
Pjesa më e madhe e zemrës së Hollivudit është e mbuluar me tym të dendur, ndërsa rrugët janë pushtuar nga kaosi.
Njerëzit përdorin xhup për të mbuluar fytyrat e tyre në mënyrë që të marrin frymë. Shumë po mbajnë çanta dhe valixhe në kërkim të një vendi për të shkuar. Disa janë të veshur me pizhame, dukshëm të befasuar.
Shumë nga rrugët pranë zjarrit – duke përfshirë Bulevardin ikonik të Hollivudit, i cili përfshin Walk of Fame në Hollywood – janë të bllokuara nga trafiku.
Disa madje janë duke udhëtuar në anën e gabuar të rrugës për të shpëtuar.
Por në periferi të qytetit legjendar, duket sikur asgjë nuk po ndodh. Njerëzit hanë darkë, bëjnë pazar dhe shijojnë mbrëmjet e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.