×
  • Show Time
  • Show Time

    Yjet shprehin ngushëllime pasi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë nga COVID-19

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 16:27

    Një pjesë e madhe e estradës shqiptare sot (e premte) kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.


    Kësaj radhe yjet kanë shprehur ngushëllime për aktorin e mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima, i cili ndërroi jetë.

    Aktori ishte në gjendje të rëndë për shkak të virusit të popullarizuar, ndërsa nuk mundi t’i mbijetonte.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Cimës, kurse postimet e shumta të të famshmëve nuk kanë munguar.

    Miku i tij dhe kolegu, Sabri Fejzullahu, me të cilin ka realizuar disa skeçe, e ka vënë fotografinë në profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa shumë kolegë dhe ndjekës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

    Nuk kanë munguar edhe postimet nga të famshmit e tjerë si Bes Kallaku, Yll Limani, Ledri Vula, Lyrical Son dhe Rina Balaj.

    Vlen të përmendet se aktori ka qenë dhe do të mbetet ndër humoristët më të dashur për publikun e gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!