Këngëtari, Ylli Limani përmes një postimi në llogarinë e tiji në Instagram ka njoftuar që albumi i tij “Lshoja zanin”, është gati dhe do publikohet më datën 5 dhjetori.
Siç ka treguar këngëtari, për realizim të këtyre këngëve është një vajzë qe e ka frymëzuar vite më parë, por që më nuk është me të.
“Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe. Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë. Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent. Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndenje shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto këngë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.”, u shpreh këngëtari, Yll Limani
Në këtë album përfshihen 5 këngë të cilat këngëtari i ka emëruar më këta tituj : “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.