×
  • Show Time
  • Show Time

    Yll Limani po kërkon një vajzë për lidhje serioze

    Reporteri
    22 Korrik 2022 | 16:25

    Këngëtari i njohur, Yll Limani është padyshim një prej këngëtarëve më të kërkuara të momentit.

    Por, përveç kësaj ai është aktiv edhe në rrjetet sociale dhe njihet për postime e ndryshme dhe shpesh herë qesharake që bën.

    Disa imazhe të reja, Ylli i postoi edhe sot teksa ka shijuar një ditë plazhi mes angazhimeve të shumta.

    Në njërën nga fotot ai në mbishkrimi tha se i ka të gjitha të mirat dhe tani ia ka mbetur ta gjej një femër për seriozisht.

    “Tonat t’mirat po veç edhe një femër për seriozisht edhe u kapëm”, ka shkruar Ylli ndërkohë që në fotografi shihet pa bluzë.

    Dje (e enjte) Ylli ka publikuar projektin e ri “Tonat” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!