×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli i “Bollywood-it” rezulton pozitiv në testin për COVID-19

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 22:27

    Aktori i mirënjohur indian ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.


    Amitabh Bachchan ka njoftuar fansat se këtë mbrëmje ka marrë rezultatet e testit për koronavirus, që doli të jetë pozitiv, shkruan lajmi.net.

    Ai bëri të ditur se është shtrirë në spital, ndërsa familja dhe stafi i tij po i presin rezultatet e testit.

    Bachchan u bën thirrje të gjithë atyre me të cilët ka pasur kontakt 10 ditët e fundit, t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

    “Këtë mbrëmje jam testuar pozitiv me CoviD… jam transferuar në spital .. spitali informon autoritetet.. familja dhe stafi i janë nënshtruar testeve, presin rezultatet.

    Të gjithë ata që kanë qenë afër meje në 10 ditët e fundit i lus të testohen”, ka shkruar aktori në njoftimin e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!