Toby Keith ka njoftuar se po lufton me kancerin që nga fundi i vitit të kaluar. Në një deklaratë të postuar në rrjete sociale, këngëtari 60-vjeçar i muzikës country tregoi se ishte diagnostikuar me kancer në stomak, me të cilin po lufton nëpërmjet disa trajtimeve
“Vjeshtën e kaluar u diagnostikova me kancer në stomak. Unë i kam kaluar 6 muajt e fundit duke marrë kimioterapi, rrezatime dhe operacion. Deri këtu, shumë mirë. Më duhet kohë për të marrë frymë, për t’u rikuperuar dhe për t’u çlodhur.”, ka shkruar ai.
Megjithatë, ai shprehet optimist për gjendjen shëndetësore.
“Mezi pres ta kaloj këtë kohë me familjen time. Por do t’i shoh fansat më shpejt. ”, tha ai. Keith ka interpretuar që nga fillimi i viteve 1990, megjithëse zbulimi i tij i madh erdhi në vitin 1999 me publikimin e këngës hit “How Do You Like Me Now?!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.