Wentworth Miller nuk do të luajë më në “Prison Break”.
Aktori ka shuar të gjitha shpresat për këtë në një postim në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram, duke thënë se ai është “Zyrtarisht jashtë Prison Break”.
“Thjesht nuk dua të luaj personazhe të drejtpërdrejta. Historitë e tyre janë treguar (dhe thënë)”, shkruan Miller.
“Prison Break” u transmetua në Fox nga 2005 më 2009 dhe u kthye shkurtimisht në rrjet më 2017 për një sezon të pestë.
Që nga ajo kohë, fansat kanë pritur sezonin e gjashtë, por Miller, i cili më 2013 tregoi publikisht se është homoseksual, thotë se nuk do të përfshihet në serial, nëse ndodh sezoni i ri.