×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli shqiptar në Francë Erza Muqolli, mban koncert në Prishtinë

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 16:07

    Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Erza Muqolli, më 6 mars të këtij viti do ta mbajë një koncert në Prishtinë.


    Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook.

    Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë t’i fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova.”, thuhet në njoftim.

    Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney. Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inauguruar Javët e Frankofonisë”.

    Koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare./Reporteri/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!