×
  • Show Time
  • Show Time

    Yllka Gashi: Asnjë serial s’ka arritur t’ia kalojë “Familjes Moderne”

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 7:52

    Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi e cila ka arritur sukses të madh me filmin “Zgjoi”, njihet nga publiku shqiptar për rolin e saj në serialin vendor “Familja Moderne” vite më parë.

    Ajo ka thënë se “Familja Moderne” mbetet seriali vendor më i suksesshëm.

    “E kujtoj me dashni, mall e mirënjohje, se kemi punu gjatë kohë, 10 vjet. E mbaj mend që njerëzit blejshin agregata për me e pa familjen moderne. Jam e lumtur që kam pasur fatin të jem pjesë e saj, shpresoj të bëhen edhe projekte të tjera me ia kalu “Familjes moderne”, në aspektin e cilësisë, por fatkeqësisht jo, në asnjë aspekt. Nuk kam pa diçka që e ka tejkalu “Familjen Moderne”, u shpreh ajo në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!