×
  • Show Time
  • Show Time

    Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 10:10

    Disa ditë më parë këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram lajmin se është në pritje të ëmbël.


    Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj prej 8 vjetësh publikuan disa foto mjaft të bukura ku Yllka shihej me barkun e rrumbullakosur.

    Mirëpo pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Yllka dhe Astriti janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Luiza. Lajmin e kanë bërë të ditur gjyshërit e vogëlushes për Rtv21.

    Gjatë gjithë shtatzënisë Yllka ka qenë e rezervuar, por tani të gjithë mezi presim të shohim portretin e të voglës së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!