×
  • Show Time
  • Show Time

    Yllka Kuqi uron përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës: Ketë çlirim e kam provu e përjeto para 22 viteve

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 15:07

    Sot shënohet dita e çlirimit të qytetit prej nga vjen këngëtarja.


    Dhe, Yllka Kuqi ka zgjedhur t’i ndajë disa fotografi nga arkiva për ta uruar këtë ditë.

    Në profilin e saj në Instagram, ka publikuar imazhe teksa nuk i ka munguar një përshkrim plot emocion nga ana e Yllkës.

    “Urime dita e çlirimit Gjakove ✌️❤️ Kete Çlirim e kam provu e perjetu Live para 22 viteve edhe mesiguri jam njera prej ketyre ne foto…Po m’vjen me kajt e me kesh bashke … veq e di qe qato emocione hala muj me i kthy ne kujtese…aq te forta e t’paharrushme kane qene”, ka shkruar këngëtarja.

    Ndryshe, Yllka Kuqi tashmë ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në ahengje dhe dasma pas lirimit të masave anti-Covid.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!