×
  • Show Time
  • Show Time

    Zaimina Vasjari flet rreth raportit me bashkëshortin

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 12:26

    Këngëtarja dhe biznesmenia, Zaimina Vasjari ka folur si rrallëherë për jetën familjare, duke u ndalur te marrëdhënia me bashkëshortin.


    E ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Në fermë”, ajo tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Klodin, pasi përveç se partnerë, janë edhe shokë me njëri-tjetrin.

    “Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie shumë e shkëlqyer. Një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Në e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, si ai mua, si unë atë. Sigurisht që dhe zihemi. Ne kemi një familje shumë të madhe se Kloi ka dhe dy motra. Unë e adhuroj familjen e madhe dhe jam shumë e lumtur që e gjeta te Klodi”, u shpreh Zaimina.

    Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kloi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!