‘Vëllai i madh’ ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët e shtëpisë së ‘Big Brother Vip Albania’, për shkak se kanë thyer rregullat.
Në zarfin e kuq, Big Brother njoftoi të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj.
Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër.
“Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e vëllait të madh si, pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh. Në mënyrë që publiku të respektohet, vëllai i madh është i detyruar, të marrë masa. Të gjithë duhet të bëni gati valixhet. Vendimi do të merret nesër”- thuhej në zarfin e kuq, që u lexua nga Romeo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.