Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP” sapo ka arritur një zarf i zi.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin e madh, moderatorja, Arbana Osmani, i njoftoi dy banorët, balerinin Ilir Shaqirin dhe aktorën Monika Lubonja që kanë thyer rregullat e shtëpisë dhe së shpejti pritet dënimi.
E që dënimi për dyshen erdhi sot përmes zarfit të zi, ku edhe u njoftuan që ata do të qëndrojnë pa folur me pjesën tjetër të banorëve për 24 orë.
Kujtojmë, që edhe më herët disa nga banorët kanë thyer po të njëjtin rregull që ndalohet komunikimi i fshehtë në vesh, me mikrofona të ndalur dhe me gjeste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.