×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Zarf në shtëpinë e Big Brother VIP, të gjithë banorët shpërthejnë në lot

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 16:38

    Gjatë ditës një zarf i ri ka ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Ditë më parë Donaldi realizoi portretin e Ismail Qemalit në një çarçaf, derisa vendosi bashkë me banorët që ta nxjerrin në një ankand, dhe paratë e mbledhura të jepen për bamirësi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në zarfin që lexoi Donaldi, kjo gjë u aprovua nga Big Brother, derisa të gjithë shpërthyen në lot nga gëzimi.

    Ata morën vendim që me paratë nga shitja e këtij punimi të realizuar nga Donaldi, t’i ndihmojnë tre fëmijë autikë.

    Ata donin të ndihmonin gjithashtu edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët nuk kishin prindërit, por kjo u mundësua nga vetë Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!