Zarfi i parë ka shkuar në spektaklin televiziv “BBVA3”.
Vëllai i madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim, bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit.
Vendimi vjen pas debatit të ashpër që Meri Shehu pati me Roza Latin, ku kjo e fundit tha se u qëllua me shuplakë. Debati agravoi me debate të njëpasnjëshme, ofendime dhe kërcënime.
Big Brother duket se ia ka lënë zgjedhjen publikut, të vendosin nëse Meri ka apo jo të drejtë kur thotë se nuk ishte shuplakë, por në kuadër të shakasë.
Produksioni vendosi që Meri të kalojë në televotim këtë javë me banorët e tjerë që do të caktohen ne fund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.