Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik raportohet se janë ndarë pas gjashtë vitesh bashkë.
Arsye për këtë raportohet të jetë sulmi i Malik ndaj nënës së modeles, Yolanda Hadid.
Malik thuhet se ka rrahur vjehrrën e tij, meqenëse ajo ka postuar në rrjete sociale foto të vajzës së tij të vogël, Khaia.
Nuk ka munguar as reagimi i këngëtares kosovare Dua Lipës, e cila është në lidhje me djalin e Yolanda Hadid, Anwar Hadid.
Daily Mail raporton se bashkë me Bella Hadid dhe Anwar Hadid, edhe Dua ia ka hequr follow-in Zyan Malikut.
E vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe vetë Zayn. Ai i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.
“Mohoj kategorikisht se kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme. Shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të vendosë t’i menaxhojë këto probleme familjare në mënyrë private”, tha këngëtari për median e huaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.