Beyonce dhe Jay Z bënë së fundmi një paraqitje të rrallë publike për ditëlindjen e P Diddy-t.
Të dy ishin në super formë, por ajo që ra më shumë në sy është Beyonce me fustanin e saj të stiluar nga dy stilistë shqiptarë.
Këngëtarja ka shkëlqyer me fustanin e zi, të çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust të punuar me gurë.
Dy stilistët Kujta dhe Meri kanë treguar për “Klan Kosovën”, se si arritën të stilonin fustanin e Beyonces.
Ata janë kontaktuar nga stafi i Beyonces dhe filluan të punonin tre ditë pa pushim.
“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej”, është shprehur Kujta.
Fustani që ata stiluan shitet me vlerën prej 6000 eurosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.