Reperi i njohur, MC Kresha, dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Është bërë e ditur se çifti i kurorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, do të mirëpresin në jetën e tyre një vajzë.
Teksa presin momentin e ëmbël, dyshja duket se kanë vendosur edhe se si do ta pagëzojnë vajzën e tyre.
Ka qenë babai i Erzinës, ai i cili në disa fotografi të ndara me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, i është referuar bebes në ardhje me emrin Iza.
“Ne mezi presim që Iza të vijë në këtë botë”, ka shkruar ai në një prej postimeve të tij, duke bërë të ditur se kështu kanë vendosur ta quajnë mbesën.
Erzina përndryshe ka vendosur që fëmijën e saj ta lindë në vendlindje, përkatësisht në Kanada.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.