Këngëtari shqiptar, Gold Ag së fundmi në një intervistë ka folur rreth jetës personale dhe asaj profesionale.
Ndër tjerash ai tregoi që së shpejti do bëhet baba për herë të dytë.
E së fundmi në Top Channel artisti zbuloi se do bëhet sërish me djalë.
“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë.” tha ai.
Ndër tjerash ai tregoi se bashkë me bashkëshorten kanë folur rreth emrit të fëmijes por nuk do ta zbulojnë deri në lindjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.