Aktori Bes Kallaku ka zbuluar “lidhjen” e tij të hershme që ka me këngëtaren Ronela Hajati.
Besi tregoi se ai dhe Ronela njihen prej 18 vitesh pavarësisht se nuk janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Unë jam dëshmitar i asaj çfarë i ati i Ronelës bënte për të, sepse unë dhe Ronela kemi mbi 18 vjet që njihemi qysh në programin me talente të reja. Unë isha në vit të tretë shkollë të mesme dhe Ronelën e sillte i ati dhe i qëndronte aty që nga fillimi i provave derisa mbaronin. Kështu që unë me Ronelën njihemi që prej 18 vitesh”, ka deklaruar Besi.
Kujtojmë se Bes Kallaku është i martuar me këngëtaren Xhensila Murtezaj, kurse Ronela u përfol shumë se ishte në lidhje me këngëtarin Jon Zherka por që ata nuk e konfirmuan asnjëherë. Këta dy të fundit sipas raportimit të mediave tashmë qe sa kohë janë ndarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.