×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet pasuria që la Liam Payne pas vetes, e dashura e tij s’do ta marrë asnjë cent

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 14:00

    Trashëgimia e Liam Payne është zbuluar pasi ylli i One Direction-it vdiq pa lënë një testament – duke lënë pas një pasuri prej 24.3 milionë paundësh, që në euro i bie diku rreth 28 milionë, shkruan “The Sun“, përcjell Reporteri.net.

    Këngëtari i One Direction, Liam, vdiq tragjikisht në tetor të vitit të kaluar në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

    Pasuria prej 24.3 milionë paundësh e yllit të pop-it është zbuluar tani në dokumente të reja gjyqësore.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, Liam Payne kishte lënë pas një pasuri prej 28,595,000 paundësh, e cila pas pagesës së shpenzimeve dhe borxheve u reduktua në 24,280,000 paund.

    Këngëtari i ndjerë vdiq pa lënë një testament, që do të thotë se nuk kishte përcaktuar se çfarë duhej të ndodhte me pasurinë e tij.

    Megjithatë, dokumentet tregojnë se gjykata i ka dhënë të drejtën për administrimin e pasurisë së tij Cheryl Tweedy-t, ish-partneres së tij dhe nëna e djalit të tyre tetëvjeçar, Bear.

    Po ashtu, si administrator i pasurisë është emëruar edhe avokati i njohur i industrisë muzikore, Richard Bray, partner në një firmë juridike me bazë në Londër.

    Sipas rregullave të trashëgimisë në Mbretërinë e Bashkuar për rastet kur nuk ka testament, është e mundshme që pasuria të vendoset në një fond besimi për djalin e Liam-it, ndërsa e dashura e tij në kohën e vdekjes, Kate Cassidy, nuk do të përfitojë asgjë, pasi ata nuk ishin të martuar dhe nuk kishin një partneritet civil.

    Liam ka lënë pas djalin e tij tetëvjeçar, Bear, të cilin e solli në jetë me ish-të dashurën Cheryl Cole në vitin 2017.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!