Big Brother VIP Albania do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.
Aktorja Eva Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, shkruan Anabel. Emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar.
Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Burime zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t. Kujtojmë se Eva Alikaj tek “Pallati 176” ka patur rolin e Elsës.
Eva ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”. Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”. /albeu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.