Një sasi me lëndë plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në biznesin e Noizyt në Durrës.
Sasia e tritolit që ka shpërthyer llogaritet të jetë rreth 150-200 gram.
Në këtë përfundim ka dal grupi i hetimit i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për mbledhjen e provave.
Në dëshminë e tij në polici, vetë Noizy është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, përveç se me Kleviol Ahmetajn, i arrestuar nga policia pas konfliktit dy ditë më parë me këngëtarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.