Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë. Kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.
Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë.
Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve. Lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë.
Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.