Fenomeni i muzikës pop, Olivia Rodrigo dhe dyshja Silk Sonic dominuan në edicionin e 64-të të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards” – një mega koncert tre orë e gjysmë që kryesisht u shmang nga politika apo pandemia, me përjashtim të një mesazhi virtual nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe një dedikimi emocional për viktimat e pushtimit rus.
Në gjysmë të ceremonisë, nikoqiri i mbrëmjes prezantoi përmes një video-mesazhi presidentin ukrainas, Zelenskiy: “Edhe në kohët më të errëta, muzika ka fuqinë të ngrejë shpirtrat dhe të të japë shpresë për një të nesërme më të ndritshme. Nuk ka njeri që mund të përdorë pak shpresë tani më shumë se populli i Ukrainës”.
Në një video e xhiruar paraprakisht, një Zelenskiy dukshëm i ngjirur u shpreh duke thënë: “Luftë. Çfarë është më e kundërta me muzikën?”, tha ai. “Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë. Fëmijët tanë vizatojnë raketa fluturuese, jo yje që marrin çmime”, transmeton telegrafi.
“Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme”, vazhdoi ai. “Muzikantët tanë veshin veshje të blinduara në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, madje edhe atyre që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi”.
Zelenskiy lavdëroi bashkatdhetarët e tij duke thënë: “Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë. Të dashurojmë. Të tingëllojmë. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë që sjell heshtjen e tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur. Mbushni heshtjen me muzikën tuaj! Mbushni atë sot për të treguar historinë tonë”.
Ai iu kërkoi shikuesve të “Grammy Awards” që të mbështesin publikisht Ukrainën: “Unë kam një ëndërr që ata të jetojnë”, tha ai për popullin ukrainas. “Dhe të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammyt”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.