Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa nuk heziton të komentojë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tregon së fundmi se përse mbështet kandidatin demokrat, Joe Biden.
Duket se mbështetja e vazhdueshme që Biden ka treguar ndaj Kosovës në luftën kundër Serbisë, është arsyeja pse Dua Lipa u bën thirrje fansave të saj të votojnë kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me ne kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare.
Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, thotë Dua Lipa në një video të publikuar nga një faqe në “Facebook”, kushtuar emigrantëve shqiptarë në SHBA.
Risjellim në vëmendje se Dua Lipa e ka ironizuar jo pak herë presidentin amerikan Donald Trump për politikat e ndjekura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.