×
  • Show Time
  • Show Time

    Zgjodhi veshjen tradicionale në klip, Rita Ora: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 8:12

    Rita Ora me krenari zgjodhi të shfaqet me veshje kombëtare në klip.


    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundi publikoi disa sekuenca të klipit të ri, shkruan lajmi.net.

    Në sekuencat e videos që e paralajmëron klipin, Rita shihet e veshur me veshje tradicionale.

    Kjo gjë u prit shumë mirë nga shqiptarët anë e mbarë botës, ndërsa është punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

    Përmes një postimi, Rita falënderoi kreatorin për këtë veshje, teksa thekson se vjen pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë.

    “Valdrin Sahiti, ju e keni ‘mbytur’ këtë. Faleminderit. Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë”, shkruan ajo.

    Ndryshe, kënga e re e Rita Orës me titull “Bang”, pritet të publikohet më 12 shkurt.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by RITA ORA (@ritaora)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!