×
  • Show Time
  • Show Time

    Zoja e ‘Shacit’ realizon ëndrrën e saj, del në televizion

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 22:08

    Dashuria mes tyre është më e madhe se gjithcka tjetër. Këtë nuk e kanë problem ta shprehin kudo. Bëhet fjalë për çiftin në videon e cila ditë më parë pushtoi rrjetet sociale, ku një grua i shpreh dashurinë burrit të saj, shkruan Reporteri.net.


    Zoja-Kurti Kelmendi dhe Faruk Kelmendi janë protangonistët e e videos së famshme “O shac”.

    Zoja e cila është admine e një grupi në Facebook tregon se ato ndjenja i burojnë nga zemra.

    Ajo në një intervistë në T7 tha se gjithmonë ka dashurinë që dashurinë për burrin e saj ta shfaq publikisht.

    “Kur me treguan të familjes për videon më pëlqeu se qysh e kam paramendu tërë jetën. Gjithë i kam thënë se kam qef me qit publikisht këtë”, tha ajo.

    Çifti thonë se kanë raport pa komplekse.

    “Me plot zemrën e thom edhe e kam thënë me zemër dhe jam e lumtur që jam deri këtu dhe e kam krijuar këtë familje të shëndosh e që e kanë folurn gjuhën teme”, tha Zoja.

    Të gjithë kanë qenë kureshtar se si duket shaci. Ai madje ka bërë edhe tatuazh emrin e gruas.

    Ata thonë se rastine kanë paraqitur edhe në Polici sepse kanë pasur disa shqetësime.
    Faruku ose ‘Shaci”, e përkrah kudo zonjën e tij.

    “Gjithë i ka ardhë mërzi që e kam thirrë ‘shac’ por i kam thënë prej zemrës”, tha ajo.

    Në këtë video mund ta ndiqni intervistën e çiftit.

    https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/327209205318695

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!