×
  • Show Time
  • Show Time

    Zoja Nushi, vajza virale në “Tik-Tok” tregon shifrën marramendëse që shpenzon brenda muajit

    Reporteri
    19 Nëntor 2022 | 18:42

    U bë e njohur në “Tik-Tok”, aplikacioni i cili shumë përdoruesve po u ofron mundësi të pafundme.

    Kështu, pas një video që Zoja Nushi nga Gjakova e realizoi, ajo menjëherë u kthye në një ndër personat më viralë.

    Nga aktiviteti në rrjetin social TikTok, ajo thotë se ka fitim.

    “Krejt e dina pjesën e TikTokut që është fitimprurëse, normal. Thuja ti krejt gajlet na i ka hekë”, tha Zoja në T7.

    Ajo tregon tutje se gjithmonë ka pasur jetë luksoze. Ndërkaq, nuk hezitoi të flasë as për shumën e parave që e harxhon në muaj, e që prek, sipas saj, shifrën deri në 8 mijë euro.

    “Realisht, me të kallxu të drejtën shpenzimet janë pak të mdhaja, t’u e marrë parasysh që na jena femra, pjesa e kozmetikës, pjesa e veshjes e këto… sillet rreth 7-8 mijë qashtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!