Ditën e sotme Loredana Zefi konfirmoi ndarjen nga Mozzik.
Përmes një shkrimi në Instagram, ajo bëri të ditur se tani është nënë e vetme dhe do të punojë shumë fort pasi tani paratë që do çojë në shtëpi janë të përgjysmuara. Madje reperja ka bërë publike dhe datat për turin e saj në vitin 2020.
“Ne të dy vendosëm të bënim një pushim, si në biznes poashtu edhe në jetën privat. Për mua, kjo aktualisht do të thotë ndryshime të mëdha në familjen dhe biznesin tim. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur që unë do të jem e vetme në turin “BONNIE & CLYDE 2020.
Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin. Tani e tutje, unë e çoj bukën vetëm në shtëpi dhe kjo është arsyeja pse unë do të punoj edhe më shumë. Mund t’ju premtoj se do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju fansa. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Loredana.
Ndërsa tani ka reaguar edhe vet Mozzik përmes një postimi, ndërsa ka shkruar se Zoti di gjithçka.“Zoti i din të gjitha”, ka shkruar Mozzik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.